
Ndonëse kanë ngelur dhe 8 kuti votimi pa numëruar, në Vaun e Dejës kryeson kandidati socialist, Kristian Shkreli i cili mund të konsiderohet pa frikë fitues.
Shkreli ka marrë deri më tani 7005 vota, ose 55.41 %. Ndërkohë, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila ka marrë 4840 vota ose 38.29 %.
Kjo nuk e ka penguar Hilën të urojë për fitoren kandidatin e PS, duke treguar kështu një gjest fisnikërie.
“Kjo është një garë dhe normalisht dikush do fitoj. Unë të uroj me gjithë shpirt. Fushata ka qenë e qetë, numërimi shkoi, shumë shumë normal dhe normal njeri do të fitojë. Të shkoftë mbarë”, tha Hila përpara se t’i jepte dorën Shkrelit.
Në garë është gjithashtu edhe kandidatja e Partisë Demokratike, Klomentina Drini, e cila ka marrë 796 vota ose 6.30 % dhe nuk përbën rrezik në ndryshim të rezultatit.
Lini një Përgjigje