PS në Dibër ka fituar me një diferencë të madhe ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”. Kandidati i Partisë Socialiste, Rahim Spahiu ka fituar ndaj kundërshtarëve politikë me 16 304 vota në total.
Vlerë e madhe votash kjo në krahasim me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka, i cili ka marrë 6227 vota, ndërsa kandidati i PD-së Naim Gazidede ka marrë 1208 vota.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në Berat Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS Ervin Demo ka marrë deri më tani 16580 vota, ose 61.05 %.
Sakaq kandidati i Bashkë Fitojmë, Zija Ismaili ka marrë 10394 vota ose 38.05 %.
Maliqi ka sërish ka rezultat i majtë në këto zgjedhje. Sipas rezultateve nga KQZ, kandidati i PS Gëzim Topçiu ka siguruar fitoren, duke marrë kështu mandatin e shtatë.
Sakaq përballë Topçiut ishte kandidati i kaolicionit ‘Bashkë Fitojmë, Alfred Gega.
Nga rezultatet aktuale, Partia Socialiste ka marrë pjesën më të madhe të bashkive të vendit.
Lini një Përgjigje