TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2025, 10:30

Numërimi i votave me Inteligjencë Artificiale në Tepelenë, Celibashi shpjegon si do funksionojë

Shkruar nga Pamfleti
Numërimi i votave me Inteligjencë Artificiale në Tepelenë,
Ilirjan Celibashi

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka shpjeguar se si do të funksionojë procesi i numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale në Bashkinë e Tepelenës, që aplikohet për herë të parë.

“Në çdo tavolinë kemi të instaluar kamera që regjistrojnë procesin e numërimit të fletëve, fletët vendosen mbi tavolinë, filmohen. Ajo çfarë kemi bërë ne dhe ku e përdorim, është që të gjitha këto filmime, nëpërmjet një programi kompjuterik me IA do të bëjë leximin automatik, sistemit kamera, të fletës së votimit. Do ta kuptojë ky sistem duke përdor Ai se për kë është votuar dhe rezultati vjen automatikisht në KQZ, pa pritur që të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e grupit të të numërimit. Çdo fletë votimi vjen dhe transmetohet në KQZ. Jo shumë janë të familjarizuar me IA, se çfarë domethënie ka dhe se si funksionon, jo vetëm për vlerësimin e fletëve, por edhe për aspekte të tjera të përdorimit të saj. Është një program i cili të lehtës për aspekte të ndryshme, në rastin tonë për procesin e numërimit të fletëve të votimit”, tha Celibashi.

 

kqz

Lini një Përgjigje