
Teksa ditët e fundit ka pasur debate lidhur me deklaratat e Sali Berishës për ambasdorin e BE dhe prirjet e tij seksuale (Gonzato ka pranuar se jeton me një burrë), ka ardhur një deklaratë tjetër shumë e fortë.
Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën dhe ka folur për ish-ambasadoren Yuri Kim, ku deklaroi se ka pasur përplasje me të për shkak të preferencave të ndryshme seksuale. Kryemadhi ka lënë të nënkuptohet se edhe Kim ka pasur preferenca për të njëjtën gjini.
-Cila grua shqiptare e politikës ka fituar më shumë respektin tuaj?
Monika Kryemadhi: Për mua, keq më vjen ta them për shumë gra të tjera, por unë kam fituar respekt për Jorida Tabakun, me të cilën unë kam pasur përplasje për çështjen e inceneratorit sepse kur bëri komisionin hetimor, nuk e përfshiu, po themi LSI-në, edhe pse ne ishim denoncuesit kryesorë të saj. Po sigurisht që edhe në këtë rast, unë e kam origjinën, vjen nga Yuri Kim, sepse Yuri Kim e donte. Largojeni Monikën, LSI-në, se e kishte personale me mua. Nuk e di cila ka qenë arsyeja personale. Ndoshta edhe për arsye të preferencave seksuale të ndryshme që kemi, mund të ketë qenë dhe kjo ndoshta një nga gjërat, po s'ja jap dot, s'ja jepja dot këtë kënaqësi, që mund t'ia kenë dhënë të tjerët.
Paska pjerdh perfundimisht!