Rama: Nuk ka punë SHBA me luftën në Ukrainë, i takon BE-së të negociojë paqen
Kryeministri Edi Rama vijon të sillet si “Lider Global” kur vjen puna te paraqitja ndërkombëtare. Rama ka dhënë një intervistë për gazetën austriake “Kurier”, ku është ndalur që nga lufta në Ukrainë, deri te situata brenda vendit dhe integrimi në BE.
Sa i takon luftës, Rama vijon të këmbëngulë se nuk ka punë SHBA t’i japë fund konfliktit në Ukrainë, por është detyrë e BE.
“Kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, mendoj se BE-ja duhet të flasë me Rusinë dhe të ndalojë së deleguari politikën e saj të jashtme në Uashington. Në fund të ditës, Rusia është fqinja e Bashkimit Evropian, jo fqinja e Shteteve të Bashkuara”, shprehet Rama.
Më tej ai ka pranuar se mes kullave që ngrihen në mes të Tiranë ka edhe para krimi, ndonëse ka tentuar të justifikohet se “shqiptarët janë njerëz punëtorë”.
“Nëse shikoni sasinë e parave të drogës që dyshohet se pastrohen në Evropë, Shqipëria luan vetëm një rol shumë të vogël. A kemi probleme të këtij lloji? Po, kemi. Por a janë këto probleme kaq të mëdha sa të shkaktojnë një trazirë në Evropë? Mendoj se kjo është qesharake. Njerëzit që vijnë në Tiranë për herë të parë i shohin të gjitha këto ndërtesa të reja dhe pyesin veten: Çfarë po ndodh këtu? Është e mundur sepse ne punojmë”, ka thënë ai.
Medias austriake nuk i ka shpëtuar autoritarizmi i Ramës, duke i vënë në dukje faktin se opozita e quan diktator. Por duket se Ramës i “pëlqen” kjo: “Nëse nuk do të më quanin mua diktator, do të bënin një punë të tmerrshme. Nuk kam problem me këtë. Nuk do t'u them të ndalen. Dua që të humbasin përsëri në zgjedhjet e ardhshme. Duke thënë këto budallallëqe, në fund të fundit po punojnë për ne”.
Intervista
-Pse duhet që BE-ja ta pranojë në të vërtetë Shqipërinë?
Nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por me të gjithë rajonin, Ballkanin Perëndimor dhe vetë Bashkimin Evropian. Kjo pjesë e Evropës nuk duhet të mbetet e shkëputur nga BE-ja. Për arsye sigurie dhe uniteti evropian, është krejtësisht e qartë - të paktën për mua - se nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ballkani Perëndimor është në zemër të gjithçkaje. Prandaj, nuk po flas për zgjerimin, por për bashkimin.
-U keni premtuar bashkëqytetarëve tuaj anëtarësimin në BE deri në vitin 2030. A nuk keni frikë se mos i zhgënjeni?
Jo, nuk e thashë këtë thjesht lehtë, por bazuar në një marrëveshje me Komisionin Evropian. Pasi të përfundojnë negociatat, ne parashikojmë edhe dy vjet të tjera për proceset e ratifikimit. Kjo rezulton në vitin tonë të synuar 2030. Ky afat kohor bazohet në llogaritje të shëndosha. A mund të ndryshojë? Sigurisht, por jo për shkakun tonë. Nëse ndryshon për shkak të BE-së, kjo është një histori tjetër.
-Por, a ka Shqipëria kohë të mjaftueshme për të përvetësuar të gjitha reformat, për shembull, në luftën kundër korrupsionit?
Nëse më pyetni nëse do të jemi si Austria pas dy vitesh, unë them: Jo, aspak. Por anëtarësimi bazohet në parime dhe kritere shumë të qarta dhe specifike që duhet të përmbushen të gjitha. Lufta kundër kësaj dhe asaj është një histori e pafundme; ne do të vazhdojmë të punojmë për të edhe pas anëtarësimit në BE. Siç qëndrojnë gjërat, nuk shoh asnjë rrezik në këtë fazë që të mos jemi në gjendje t'i përvetësojmë reformat.
-Përfaqësuesit e opozitës të quajnë diktator...
Nëse nuk do të më quanin mua diktator, do të bënin një punë të tmerrshme. Nuk kam problem me këtë. Nuk do t'u them të ndalen. Dua që të humbasin përsëri në zgjedhjet e ardhshme. Duke thënë këto budallallëqe, në fund të fundit po punojnë për ne.
-Nuk ka kaluar shumë kohë që kur pati luftë në Ballkanin Perëndimor. A është e mundur të qetësohet rajoni, ta bashkohet brenda BE-së?
Unë kam një dosje shumë të pastër. Në kuptimin metaforik, nuk kam qenë kurrë i përfshirë në një përleshje rajonale. Kam dosjen më paqësore të imagjinueshme. Ballkani Perëndimor nuk është Zvicër, por duhet të them gjithashtu: rajoni është ndryshe sot nga ç'ishte dikur. Është shumë më paqësor dhe ka shumë më tepër bashkëpunim, saqë nuk duhet të ankohemi. Ne kemi bërë më shumë në dekadën e fundit sesa në një mijë vitet e mëparshme. Deri në vitin 2014, nuk ka pasur asnjë rast të vetëm që udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të takohen, të ulen dhe të diskutojnë të ardhmen e rajonit. Që nga viti 2014, janë zhvilluar takime të panumërta. Nuk biem gjithmonë dakord, gjë që është në rregull. Por mendoj se aktualisht po përjetojmë periudhën më paqësore në historinë e Ballkanit Perëndimor.
-Turqia dhe Kina po përpiqen të fitojnë ndikim në Ballkan, dhe Rusia është gjithashtu e përfshirë. Si po e pozicionon veten Shqipëria në këtë?
Shqipëria është shumë e vogël për të qenë selektive. Ne duhet të flasim me të gjithë dhe të jemi në gjendje t'i kuptojmë të gjithë sa më mirë që të mundemi. Në 35 vitet që nga tranzicioni demokratik, nuk kemi pasur kurrë një vizitë shtetërore në Rusi, as nuk jemi vizituar. Dhe sinqerisht, kjo nuk na shqetëson shumë. Por kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, mendoj se BE-ja duhet të flasë me Rusinë dhe të ndalojë së deleguari politikën e saj të jashtme në Uashington. Në fund të ditës, Rusia është fqinja e Bashkimit Evropian, jo fqinja e Shteteve të Bashkuara. Dhe ju duhet të flisni me fqinjët tuaj.
-A keni frikë nga luftëra të mëtejshme agresioni rus në Evropën Lindore?
Mund të jem plotësisht gabim, por nuk jam aspak i shqetësuar. Nuk besoj se Rusia do të pushtojë ndonjë vend të BE-së. Ata as nuk janë në gjendje ta mposhtin ushtrinë ukrainase në atë pjesë të Ukrainës ku ndjekin qëllimet e tyre imperialiste. Mendoj se provokimet e Rusisë janë pjesë e strategjisë së tyre.
-Paratë e drogës thuhet se luajnë një rol në bumin aktual të ndërtimit në Tiranë.
Nëse shikoni sasinë e parave të drogës që dyshohet se pastrohen në Evropë, Shqipëria luan vetëm një rol shumë të vogël. A kemi probleme të këtij lloji? Po, kemi. Por a janë këto probleme kaq të mëdha sa të shkaktojnë një trazirë në Evropë? Mendoj se kjo është qesharake. Njerëzit që vijnë në Tiranë për herë të parë i shohin të gjitha këto ndërtesa të reja dhe pyesin veten: Çfarë po ndodh këtu? Është e mundur sepse ne punojmë. A mendoni se ne shtrihemi në diell duke pritur që të shpërndahet droga? Realiteti është ndryshe: Ne punojmë shumë.
-Brenda BE-së ka zëra që e shohin zgjerimin me shumë skepticizëm.
Mendoj se ata që hezitojnë tani e kuptojnë se hezitimi nuk është një ide e mirë. Anëtarësimi në BE përfshin edhe bashkimin e Ballkanit Perëndimor. Ne nisëm lundrimin drejt Evropës edhe kur Evropa nuk ishte në horizont. Nuk po bëjmë detyrat e shtëpisë për t'i pëlqyer BE-së. Po e bëjmë këtë për ta bërë Shqipërinë më evropiane dhe më demokratike.
Askush përveç BE-së nuk mund t’i mësojë një vendi se si të ndërtojë institucione, aq mirë sa BE-ja. Amerikanëve u mungon durimi për këtë. Ata duan t’i zgjidhin gjërat me bomba dhe pastaj të predikojnë për këtë. Në Shqipëri, nuk do të ishim aty ku jemi sot nëse nuk do të ishte për BE-në. Në rregull, as nuk do të kishim dhimbje koke apo neuroza që vijnë me të. Të punosh me BE-në ndonjëherë të bën të ndihesh shumë neurotik. Ndihesh sikur ngjitesh në majë të një minareje dhe bërtet si i çmendur. Por në fund të fundit, i gjithë ky proces është shumë i dobishëm. Është ilaç i hidhur. Por: po flasim për ilaç, jo për helm.
-Duke folur për minaret, Shqipëria do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane në BE.
Nëse të gjithë myslimanët në botë do të ishin si myslimanët e Shqipërisë, Allahu dhe Jezusi do të ishin të lumtur. Myslimanët dhe të krishterët jetojnë në Shqipëri. Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe dy fëmijët tanë nga një martesë e mëparshme janë të krishterë ortodoksë. Ka një emërues të përbashkët: 92 për qind e shqiptarëve e duan BE-në. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është një mënyrë për të treguar se nuk ka të bëjë me myslimanët apo të krishterët, por me gjeografinë, me gjeopolitikën. Ne ndihemi evropianë, jemi evropianë, Evropa është feja jonë më e rëndësishme. Nëse bëhemi anëtarë të BE-së, zelli ynë pothuajse fetar për Evropën mund të zvogëlohet, por për momentin ne jemi fanatikë të vërtetë të BE-së. /Përktheu "Pamfleti"
Po ky nga e gjeti katolikun..nga Baba Llacifac apo nga e Ema ortodokse Himare
Pasi rregulloi Shqiperine , po zgjidh konfliktet e Botes. Me leket e vjedhura blen 10 ursula vonderleiner, 5 macron, 5 erdogan, 5 meloni e shume te tjere. Ndaj ben si interesant. Po tani kane dale ca Amerikane qe nuk blihen. Ka ardh fundi. Kaq ishte, jane grahmat e fundit.
Eeeeh do blien edhe ata, se nuk ka engjej ne kete bote
Uroj qe kryeministri ardhshem i Shqiperise te jete nje njeri serioz me integritet ta doje vendin dhe mos jete i varur nga krimi organizuar. Te arrije te ndertoje nje administrate korrekte ne sherbim te qytetareve.
Ky eshte klloun edhe evropianet e kane kuptuar. Ky genjen ato militantet dhe injorantet. Ky duhet larguar nje ore e me pare por cilin te votosh?
Vetem kete kemi, ska tjeter. Eshte lider i madh i vjen vendit 1 here ne 100 vjet. Pasi na shkepi xhepin tani na ka fut dhe lugen ne pjate. Llumi shoqerise.
Duhet hetuar paratë te drogës nga gjykata dhe prokuroria dhe kulla
O z. Tahir. Voto ke te duash por jo kete. Eshte bere fare i padurueshem me vjedhjet, lidhjet me krimin dhe arogancen e tij,(po me kujtove Saliun do them prape jo)
Karagjoz klasik! Ky është Katolik, gruaja dhe femija nga martesa e parë e këtij janë te krishtere ortodoks, Vëllai e ka kinez, babain arumun çoban, mamane llaciface, gjyshen karrociere.. Harroi të permendte djalin e vogel që e ka hebre hungarez.