TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2025, 09:38

Kush fiton në Berat? Kandidati i PS: Presim të njëjtin rezultat siç fitoi Ervin Demo me 60%

Shkruar nga Pamfleti
Kush fiton në Berat? Kandidati i PS: Presim të njëjtin rezultat
Kandidati i PS, Ervin Ceca

Besoj se do të kemi të njëjtin rezultat me atë të vitit 2023, kur socialisti Ervin Demo fitoi me 60% të bashkisë, kundrejt kundërshtarit të tij.

Kështu u shpreh kandidati Partisë Socialiste i Bashkisë së Beratit Ervin Ceca, pas votimit.

“Besoj që do të jemi pak a shumë në të njëjta shifra dhe të njëjtin rezultat”, u përgjigj ai.

Në një deklaratë për mediat pas votimit ai shprehu bindjen se qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur.

“Jam i bindur që qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur”.

Ervin Ceca i Partisë Socialiste kandidon përballë Pavlo Shkarpës, i cili garon si pavarur dhe mbështetet nga opozita.  Në këtë bashki kanë të drejtë vote 82 161 zgjedhës.

Berati shkoi në zgjedhje të pjesshme pasi Ervin Demo u zgjodh deputet, ndërsa për të marrë drejtimin e Bashkisë janë në garë Ervin Ceca (PS) dhe Pavlo Shkarpa (i pavarur, i mbështetur nga PD). Berati është një bashki që tradicionalisht është udhëhequr nga socialistët dhe prej 2019-ës në krye të saj qëndronte Demo.

Lini një Përgjigje