TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Dhjetor 2025, 13:23

Nuk lejuan gazetarët brenda Kuvendit, Ina Zhupa shpërthen ndaj Gardës: Po sillen si ushtarë partie

Shkruar nga Pamfleti
Nuk lejuan gazetarët brenda Kuvendit, Ina Zhupa shpërthen ndaj
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar sjelljen e Gardës së Republikës, të cilët po pengojnë gazetarët të marrin pjesë në konferenca, intervista dhe takime me deputetët e opozitës në ambientet e Kuvendit.

Zhupa e cilëson këtë praktikë si një shkelje të hapur të parimeve themelore të një shteti demokratik, duke theksuar se me këto veprime po cenohet liria e shprehjes dhe e shtypit, si dhe e drejta e publikut për t’u informuar.

Demokratja nënvizon se deputetëve të opozitës nuk mund t’u kufizohet e drejta për të komunikuar me median në ambientet e tyre të punës dhe se asnjë institucion nuk ka të drejtë të heshtë gazetarët.

"Dënoj me forcë sjelljen e Gardës së Republikës dhe urdhrat e paligjshëm të Kuvendit që ndalojnë gazetarët të marrin pjesë në konferenca, intervista apo takime me deputetët e opozitës.

Kjo është një shkelje e hapur e parimeve themelore të një shteti demokratik. Me këto veprime po shkelet liria e shprehjes dhe e shtypit, e garantuar nga Kushtetuta dhe e drejta e informimit të publikut. Deputetëve të opozitës nuk mund ti kufizohet e drejta për të takuar gazetarët në ambjentet e tyre të punës.

Asnjë institucion nuk ka të drejtë të heshtë median dhe asnjë gardë nuk është mbi Kushtetutën. Garda e Republikës duhet të jetë në shërbim të shtetit dhe ligjit, jo e kthyer në ushtarët e partisë shtet.

Nëse edhe ky komandant i radhës i Gardës ka ambicie personale për t’u bërë kryetar bashkie, si i pari nga PS, kjo nuk e justifikon aspak sjelljen e tij politike dhe abuzimin me detyrën publike", shkruan Zhupa në një postim në rrjete sociale.

ina zhupa shperthen ndaj gardes ushtar partie

Lini një Përgjigje