TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Dhjetor 2025, 12:02

Edi Rama xhindoset me të rinjtë në Kuvend: S’kanë asnjë impakt publik!

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama xhindoset me të rinjtë në Kuvend: S’kanë
Edi Rama /

Sondazhi i brendshëm i mazhorancës zbulon dështimin e brezit të ri socialist, deputetë anonimë, të padukshëm dhe të heshtur, që e kanë zhgënjyer vetë Kryeministrin...

Zeqineja e Fierit dhe Ardit Bido i Delvinës kanë rezultuar si deputetët me impaktin më të madh në grupin e të rinjve që hynë në Parlament për PS-në, sipas një sondazhi të fundit të zhvilluar nga vetë mazhoranca.

Thuajse të gjithë të tjerët, që nga neomalësorja e Shkodrës e deri te profesoresha Luarasi, e cila rri gjithë ditën nëpër televizione, rezultojnë personazhe pa asnjë impakt publik. Sipas materialit të hartuar nga ekspertë të njohur të sondazheve, pas gjashtë muajsh, të rinjtë që Edi Rama ka futur në PS me justifikimin e zëvendësimit të elitave, rezultojnë më të panjohur tani që janë deputetë, sesa kanë qenë më parë.

E sjellë me bujë në Parlament, administratorja e një bujtine buzë Drinit u bë personazh nga disa media të huaja, me “boost”-in e marketingut të qeverisë.
Por Marjana Koçeku, sapo u bë deputete e qarkut Shkodër, ka pasur një rezultat zero, duke mos folur asnjëherë në Kuvend dhe duke mos pasur aktivitet të dukshëm as në rrjetet e saj sociale në komunikim me publikun.

Pedagogia dhe zyrtarja e shoqërisë civile, Iris Luarasi, deri para se të hynte në Parlament ishte çdo natë e ditë në televizione, duke mbrojtur Edi Ramën, aq sa konsiderohej nga kundërshtarët si një patronazhiste.
Por me të hyrë në Kuvend, profesoresha nuk ka folur fare. Madje edhe në rrjetet sociale ka një aktivitet thuajse minimal. Në ditën e Krishtlindjeve, ajo uronte elektoratin e saj me një dekorim ultra-luksoz festiv, ku vetëm zbukurimi i pemës kushton më shtrenjtë se një pagesa e një pensioni.

Për të mos folur për anonimët e tjerë, të cilët nuk kanë arritur dot as të dihen nëse janë apo jo deputetë.
Bëri përshtypje dalja e një deputeti të Elbasanit, Ermal Elezi, kur foli për buxhetin. Fjalimi i tij nuk i afrohej aspak atij të një socialisti baze, që të “jep ujë me bisht të lugës” kur flet për Edi Ramën.

Me një leksik të dobët, argumente zero dhe pa asnjë vijë logjike, Elezi ka ardhur i fryrë në Parlament nga kuzhina e propagandës së qeverisë, pasi ka shërbyer për një kohë edhe si shef kabineti i Lindita Nikollës në Ministrinë e Arsimit.

Interesant ishte fakti se në rrjetet sociale të mediave online, gjatë transmetimit “live” të fjalimit të tij, kishte komente me fishkëllima, të tipit:
“Qenka deputet ky?”,
“Po si s’e kemi parë?”,
“Po kur u bë deputet ky më 11 maj?”,
“Nga hyri mor vëlla?”,
e të tjera si këto.

I alarmuar nga ky impakt problematik, Edi Rama pezulloi menjëherë daljen publike të të rinjve, nga frika se në këtë situatë kaosi do të ktheheshin në meme, si dikur Bora Muzhaqi. Ai ndaloi kategorikisht çdo postim apo deklaratë të tyre pa orientim nga lart.

Ndërkohë, porositi një sondazh, i cili e përkeqësoi edhe më shumë gjendjen. I nisur për të hequr vetullat, duket se “sulltani” ka hequr sytë dhe nuk shikon më asgjë./Pamfleti

 

edi rama deputetët e rinj pa impakt publik

6 Komente

  1. w
    www

    I deshtoi eksperimenti te gjatit. Sara Mile nuk performon. Mgjse mori 30.000 vota Elbasan.

    1. A
      Arben Subashi

      Po kush i vuri këta.

      1. M
        Mazllumi

        Shikoni ministrin e financave qe deri sa te behenj minister bashke me familjaret kishte 4 biznese ne nje zyre te dy kullat

        1. G
          Gëzim Kabinet

          Ky palloshi vete bashke me keta te rinjte jane kot. Blendi Gonxhja eshte e ardhmja e PS dhe e Republikes!

          1. e
            eno

            Ku ka zot sot, qe te laj ose mbuloj mekatet e tua. Fol me sulltanin vella, se dite te zeza po vijne. Mgjse dhe ai vete duke ik eshte.

            1. Hdo

              Këta janë zgjedhur duke ditur se janë të tillë, humbameno dhe tuafër

              Lini një Përgjigje