
Nuk kanë fund bëmat e Edi Ramës. Prej 3 vitesh flet për naftë në Shpirag dhe askush prej nesh nuk e sheh. Sa herë kujtohet, del e flet për tonelata, miliona euro. Të njëjtën gjë bëri edhe sot “nalt madhënia” e tij.
Në rrjetet sociale, Rama doli duke thënë se në fund të vitit do ta shohim naftë e premtuar prej 3 vitesh.
“Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Në fund të këtij viti do ta mësojmë edhe këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë në rast suksesi të testit final një pasuri kaq të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje