TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Gusht 2023, 15:18

Basha merr goditjen e dytë, pas Celibashit edhe KAS shpall partinë e Metës forcë kryesore në opozitë

Shkruar nga Pamfleti
Basha merr goditjen e dytë, pas Celibashit edhe KAS shpall partinë e
Basha dhe Meta

Strategjia e 14 majit duket se po jep benefitet e duhura për Ilir Metën. Ai hyri në zgjedhje bashkë me Sali Berishën, por votat e demokratëve shkuan për të dhe duket se tani si Berisha ashtu dhe Lulzim Basha do të vuajnë pasojat.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka lënë në fuqi vendimin e Ilirian Celibashit, i cili e shpalli Partinë e Lirisë forcë të parë të opozitës. Pak ditë më parë ai ndau anëtarët e KZAZ-së në Kukës, ku dhe do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Sipas tij, duke u bazuar te zgjedhjet e 14 majit, PL rezulton me më shumë vota dhe ajo është partia që meriton 2 komisionerë, ndërsa PD do të ketë vetëm një.

Sipas Kodit Zgjedhor, 7 anëtarët e KZAZ ndahen në këtë formë. 2 i merr partia më e madhe në mazhorancë dhe 2 partia më e madhe në opozitë. Më pas nga një partitë e dyta më të mëdha në mazhorancë dhe në opozitë dhe anëtari i fundit ndahet me short. Në Kukës 3 i mori PS si forcë e vetme në mazhorancë, ndërsa duket se tani kemi një betejë mes PL dhe PD.

PD e Bashës e kundërshtoi vendimin e Celibashit, i cili i dha dy anëtarë të KZAZ-së Ilir Metës. Por anëtarët e KAS e kanë cilësuar të drejtë vendimin dhe tani pritet ankimim në Kolegjin Zgjedhor. Pra duket se Basha e ka humbur betejën e dytë me Metën.

Më 14 maj, Meta nuk doli me kandidatët për kryetarë bashkie, por vendosi të hynte si koalicioni ku u strehua Berisha. Mbështetësit e këtij të fundit votuan Bashkë Fitojmë, por vota duket se tani janë benefite për PL, e cila dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale do të ketë më shumë numërues, komisionerë dhe anëtarë të KZAZ, pasi në aspektin lokal rezulton partia më e madhe e opozitës. /Pamfleti

Lini një Përgjigje