TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Gusht 2023, 11:13

Aksidenti te Diga e Liqenit, shpërthen Erion Braçe: Ça do kjo makinë horrash këtu!

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti te Diga e Liqenit, shpërthen Erion Braçe: Ça do kjo

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar një video nga aksidenti në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, aty ku para disa orësh është përplasur një makinë luksoze BMW X6.

 Braçe është shokuar dhe tmerruar nga ngjarja, pasi në pedonale mund të kishte këmbësorë e çiklistë.

“Ka idiotë, po idiotë si kjo kategori vështirë që të ketë! Se ç’duhet këtu në digën e liqenit kjo makinë gangsterash, horrash, askush nuk e di”, dëgjohet të thotë politikani socialist në videon që ka regjistruar dhe publikuar vetë.

“Duket sikur idioti është limiti; por ka shumë se idioti, është ky! BMW mbi digen e liqenit, aty ku prej mengjesit herët në mbremje ka vec këmbësore e ciklistë!!

Domethënë ka ngjitur Digen nga ana e pishinave, mbi 15 metra lartesi e pjerrësi, ka marrë përpara pemë e shtylla dhe është perplasur në murin e diges nga ana e liqenit!

Ka qenë i vetedishem; Ka dalë nga makina, ka hequr targat prej saj dhe ka ikur!! Domethëne, ta mendosh te dehur bën gabim, ta mendosh të taposur nga malli bën gabim prape; Tipikisht idiot që ka bërë prove të ngjisë digen me makinë të forti”, shkruan Erion Braçe.

Lini një Përgjigje