
Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar qëndrim 180 gradë sa i takon raporteve me Athinën. Deri dje Rama reagonte ashpër, ndërsa sot në reagimin për mungesën e ftesës nga Athina për darkën me liderët e rajonit ishte më i butë. Rama e ftonte kryeministrin grek në Tiranë, duke dëshmuar se diçka ka ndryshuar.
Por kulmi ka arritur pak më parë. Rama ka bërë një status të befasishëm për zjarret në Greqi dhe kërkon solidarizimi me ta.
“Populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, u shpreh Rama.
Mos vallë kërcënimet e Athinës për Fredi Belerin kanë filluar të trembin kryeministrin, i cili duket se tani vlerëson grekët?
Lini një Përgjigje