TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2023, 20:08

“Non gratës dhe Like Floririt do ju bien ambiciet”, Rama nga Elbasani: Drejtësia s’do vonojë për dyshen Berisha-Meta

Shkruar nga Pamfleti

“Non gratës dhe Like Floririt do ju bien ambiciet”, Rama nga

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Elbasan të cilëve u ka bërë thirrje që të votojnë për kandidatin e PS, Gledian Llatja.

Gjatë fjalës së tij në takim, Rama ka sulmuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duke theksuar se ata të cilët përfaqësojnë Metën dhe Berishën kanë qëllimin vetëm për të mbajtur peng bashkitë.

I bindur për fitoren e PS në shumicën e bashkive, Rama tha se do vijojnë investimet dhe projektet e propozuara, dhe nga ana tjetër ambiciet e Metës dhe Berishës për të fituar do zvogëlohen gjithmonë e më shumë.

“Një gjë është e sigurtë pas 14 majit, të nesërmen fitorja e kryetarëve tanë të bashkive do jetë gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë jo vetëm socialistëve. Qytetet do pastrohen, do vazhdojnë punën. Do vazhdojmë gjithë projektet e mëdha, do shtojmë numrin e turistëve që vijnë në këtë zonë, ku më parë nuk bëhej fjalë për turistë. Dhe non grata bashkë me floririn do shohin që do u zvogëlohen ambiciet. Dhe drejtësia që ka vonuar aq shumë për ta, çdo ditë e më shumë ka më pak shanse për të harruar”, u shpreh Rama.

rama elbasan berisha meta drejtesi

Lini një Përgjigje