TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2023, 19:05

Berisha në Pogradec, akuza Ilir Xhakollit: Merrni portretin e tij dhe stamposeni me citimin “Wanted”, di vetëm të vjedhë dhe të bëjë qoka

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në Pogradec, akuza Ilir Xhakollit: Merrni portretin e tij dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur këtë pasdite në Pogradec, ku ka lëshuar akuza të forta ndaj kryebashkiakut Ilir Xhakolli. Sipas Berishë, ky i fundit di vetëm të vjedhë dhe të fus ëmitë e tij në Bashki.

Ai shtoi se Rama është i tmerruar nga rezultati i 14 majit, ndaj ministrat e qeverisë po bëjnë presione për të ndikuar tek qytetarët.

Kalon nga sheshi në shesh me një fjalor të padenjë për një njeri të civilizuar. Ky vend nuk ka njohur kurrë ndonjëherë një përfaqësim më të shëmtuar të një force politike si kësaj radhe Rilindja me Ramën.

Kandidatët e tyre pasi kanë vjedhur qytetarët refuzojnë ballafaqimin në mënyrë kategorike, sepse nëse dalin para jush do duhet të tregojnë xhepat e kontot që i kanë me paratë që ju kanë vjedhur ju.

Si mund të dalë kandidati i mazhorancës këtu përballë Tollozhinën kur ka mbushur bashkinë me hajdutë dhe vjedh edhe ndihma, kur merr shoferin e emëron drejtor të Ujësjellësit.

Demokratë merrni portretin e tij dhe stamposeni me citimin “Wanted”, kërkohet, në të katër anët e Pogradecit.

Sa për Ramën nuk ka një tjetër kryeministër në Europë që i ka varfëruar qytetarët e tij si ai.

24 mln euro rruga në autostradë. Rruga Qafë Plloçë-Qukës, akoma pas 12 vitesh nuk ka përfunduar. Në Trebinjë segmentet nuk puqen, nuk ka ndodhur kurrë. Por këta ndjekin kuotat e ndryshme, dhe shkurtimi i kohës që do të sillte rruga, e zgjatën për të vjedhur vetë”, tha Berisha.

Sipas tij, për Edi Ramën qëllimet më madhore të qeverisjet e tij janë të vjedhë taksat e qytetarëve e të udhëtojë me avionë.

berisha pogradec xhakolli

Lini një Përgjigje