
Ilir Meta dhe Sali Berisha duket se nuk po ja dalin dot të kenë numërues në të gjitha KZAZ-të. Komisioneri Publik dhe më pas Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosën që të ndaheshin komisionerët me PDIU. Pra në gjysmat e KZAZ do ketë numërues PL dhe në gjysmat e tjera partia e Idrizit.
Por partia e Metës nuk e pranoi këtë gjë dhe ju drejtua Kolegjit Zgjedhor, duke kërkur të shapllë të pavlefshëm vendimin e KAS. “Ndryshimin e Vendimit nr.71, datë 02.05.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur: Caktimin e Partia e Lirisë si parti politike që i lind e drejta e propozimit për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”, ishte kërkesa e PL.
Por Kolegji ka konstatuar se për marrjen e vendimit, nuk kanë votuar të gjithë anëtarët e KAS. Për këtë arsye vendimi është i pavlefshëm dhe për këtë arsye ka kërkuar të vendosë dhe një herë për rastin.
Me Vendimin Nr.17, datë 09.05.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash, vendosi:
1. Pranimin pjesërisht të padisë.
2. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Vendimit Nr.71 Dt.02.05.2023 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).
3. Detyrimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), të marrë vendim brenda datës 10.05.2023, lidhur me Kërkesën Ankimore Nr.53 Dt.27.04.2023, depozituar nga subjekti zgjedhor “Partia e Lirisë”.
4. Pushimin e gjykimit lidhur me kërkimin tjetër objekt padie.
5. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.
6. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.
Lini një Përgjigje