TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2025, 21:42

Nisin trazirat? PS-ja refuzon ngritjen e Komisioneve Hetimore për "McGonigal" dhe “11 majin”, Berisha thërret mbledhje urgjente!

Shkruar nga Pamfleti

Nisin trazirat? PS-ja refuzon ngritjen e Komisioneve Hetimore për

Partia Socialiste ia bëri të qartë opozitës se nuk do të pranojë ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuara prej tyre, për çështjen McGonigal dhe zgjedhjet e 11 Majit.

Votimi nuk është marrë ende, por socialistët e pohuan që dy komisionet nuk do të ngrihen dhe kjo bëri që deputetët demokratë, me Sali Berishën në krye të linin sallën.

Në ambientet e jashtme të Kuvendit, Berisha tha për mediat se PS mohoi ngritjen e komisionit për çështjen McGonigal, pasi sipas tij pjesë e dosjes është kryeministri Edi Rama.

Opozita argumentoi se moslejimi i ngritjes së komisioneve hetimore shkel nenin 77 të Kushtetutës, që garanton të drejtën e pakicës parlamentare për të kërkuar hetime mbi çështje të interesit publik.

Në përgjigje të situatës, Grupi Parlamentar i PD-së ka thirrur një mbledhje të posaçme për të premten, më 31 tetor, në orën 12:00, për të diskutuar hapat e mëtejshëm lidhur me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Sipas njoftimit të grupit, kërkohet që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm, duke theksuar rëndësinë e mbledhjes.

Në këtë mbledhje me shumë gjasa do të diskutohet plani i ri i veprimit të opozitës dhe nuk përjashtohet mundësia e rikthimt të skenarit të vjetër me protesta dhe 'mosbindje civile'. Eksponentë të ndryshëm në kupolën e PD-së kanë shprehur hapur mundësinë e rikthimit të protestave. Kështu që nga dita e nesërme opozita mund të futet në "stinën e protestave". 

 

 

Lini një Përgjigje