TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 10:24

Nis seanca plenare, Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Shkruar nga Pamfleti

Nis seanca plenare, Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen

Seanca e sotme plenare ka nisur me mbajtjen e një minute heshtje në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Kërkesa u paraqit nga kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shprehu ngushëllimet.

“Ishte një nga themeluesit e PS dhe ka shërbyer si kryeministër duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në orientimin e Shqipërisë drejt integrimit europian. Ai do të kujtohet si një njeri që la gjurmë të thella në historinë e Shqipërisë“, tha Peleshi.

 

Lini një Përgjigje