TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Gusht 2025, 10:49

Nis seanca në Kolegjin Zgjedhor, Lapaj heq dorë nga mandati i deputetit; kërkon të shkojë vajza e tezes në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Nis seanca në Kolegjin Zgjedhor, Lapaj heq dorë nga mandati i
Lapaj dhe Kleana Xhuveli

Ka nisur seanca gjyqësore në Kolegjin Zgjedhor për Partinë Shqipëria Bëhet.

Adriatik Lapaj, tani nuk kërkon më mandatin për vetë, por që të të lihet në fuqi vendimi i kreut të KQZ Ilirian Celibashi.

Ky i fundit kishte vendosur që mandati i takonte Kleana Xhuvelit, vajza e tezes së Lapaj.

Kleana Xhuveli ka marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës. Ajo ishte renditur e katërta në listën e mbyllur të këtij koalicioni.

Xhuveli është goca e tezes së kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, me të cilin ka një lidhje të ngushtë familjare. Ajo është rritur në familjen e Lapajt dhe, në intervistat e dhëna më herët, ky i fundit i është referuar asaj si “motra ime”.

26-vjeçarja ka qenë pjesë e fushatës së “Shqipëria Bëhet”, ku ka mbajtur role organizative.

Sipas marrëveshjes së arritur më herët mes dy partive që përbëjnë koalicionin, “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”, kandidatët e listës së mbyllur kishin firmosur paraprakisht dorëheqje nga mandati, për të hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur. Në këtë skenar, mandati do t’i kalonte Adriatik Lapajt si kandidati më i votuar.

Por situata u tensionua kur Zeqir Kordhoni, i afërmi i drejtuesit tjetër të koalicionit Endri Shabani, paraqiti kërkesë për të marrë mandatin. Sipas Shabanit dhe Kordhonit, kjo kërkesë bazohej në një deklaratë të mëhershme të Lapajt, i cili, sipas tyre, kishte premtuar se do të hiqte dorë nga mandati nëse koalicioni do të siguronte vetëm një vend në Kuvend.

Në bazë të marrëveshjes për “djegien” e kandidatëve të listës së mbyllur, Xhuveli ishte vendosur në vendin e katërt për të lehtësuar kalimin e mandatit tek lista e hapur. Por, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe pretendimeve të ngritura nga pala tjetër, Adriatik Lapaj aktivizoi emrin e Xhuvelit, duke e parë atë si mundësi për të mos lejuar që mandati i vetëm i këtij koalicioni të kalonte te “Nisma Thurje”.

Lini një Përgjigje