Deputeti i PD, Titan Shehu ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka është vetëvrarë duke pirë fostoksinë në Sukth të Durrësit.
Në një një reagim në rrjetet sociale, Shehu është shprehur se sipas tij, fostoksina po merr dhjetëra jetë, “nën kujdesin” e shtetit!
“Shteti „nxitës“ i vetëvrasjeve!
Fostoksina po merr dhjetra jete “nen kujdesin“ e shtetit!
Sepse Fostoksina duhet të hiqet urgjent nga farmakopea bujqësore, pra të ndalohet importi i saj, si në shumicën e vendeve!
Një kërkesë e akuzë kjo për Shtetin, qç e kam ngritur në Parlament, Komisione, media, me Ministrat e Bujqësisë shumë herë, por vetem heshtje si pçrgjigje!
Fostoksina është një pesticid, por dhe një helm shumë i fortë për Njeriun!
Me vdekje të sigurtë e plot vuajtje…
Të cilën në Shqipëri mund ta gjesh kudo, edhe në „tezga“, edhe në «kjoska» kudo!
Jashte çdo kontrolli!
Që sot është bërë „simboli“ i vete vrasjeve!
Duke krijuar keshtu edhe një lidhje direkte psikologjike midis saj e “deshirës” për vete vrasje, pra duke u kthyer edhe në një nxites për atë akt tragjik.
Por po kështu mund të jetë edhe një demtues i rëndë e deri vdekje prures, edhe në mënyrë aksidentale, nga perdorimi si pesticid.
Përdorimi i saj si pesticid per këto e per të tjera arsye është hequr nga përdorimi në shumicën e vendeve të botës.
Duke u zëvendesuar me të tjera alternativa, shumë më pak të rrezikeshme.
Edhe në Indi, ku qarkullon akoma, lejohet perdorimi i saj vetëm në ambalazhe, që e bejnë të pa mundur gelltitjen e saj.
Ndërsa në Shqiperi mund ta gjesh njëlloj si një «karamele», kudo, kjo për dy aresye:
1-Sepse shteti as do t'ja dije për jetet e qytetarëve të humbura e në këtë rast shumica janë të rinj !
2- Dhe për shkak të interesave e vartësive financiare, që pengojnë marjen e vendimeve të domosdoshme…
Heqjen nga farmakopea, pra ndalimin e importit!
Duke stimuluar keshtu me veprimet apo mos veprimet e institucioneve, vetëvrasjet!
Sot duhet thënë qartesisht: “Mjaft është mjaft”!
Lini një Përgjigje