I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq” ishte demokrati Azgan Haklaj. Ai ka folur mbi situatën politike në vend dhe atë brenda PD. Teksa foli për vulën që i kaloi Berishës, ai tha se kemi një pazar Rama-Berisha. Po ashtu ai tha se pazari po bëhet dhe për komisionin “Xhafaj”. Sipas tij, qëllimi i këtij komisioni është që të godasë Gjykatën e Posaçme, duke hequr nga kompetencat e saj “shpërdorimin e detyrës”. Po ashtu ai tha se pjesë e pazarit është edhe lirimi i Berishës.
-A ishte vula një pazari Rama-Berisha?
Ka kaq kohë që Rama dhe Berisha janë në një marrëveshje. Kemi dështimin e reformës zgjedhore me zëvendësimin e një komisioni dialogu. Asnjë takim.
-Ju i referoheni paktit për komisionet hetimore, etj?
Kërkuan 8 komisione morën 2. Një nga ato ishte sistemi TIMS që t’i jepnin Berishës mundësin të shkonte të shpëtonte mandatin. Beteja që bënë ata ishte false. Kemi amnistinë penale dhe kemi komisionin “Xhafa”. Çfarë është komisioni “Xhafa”? Është komision për të kontrolluar drejtësinë. E konkretisht GJKKO dhe t’i heqin asaj shpërdorimin e detyrë. Ky është qëllimi i kësaj marrëveshje. SHBA-BE e kuptuan këtë skenar dhe kërkuan që kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse. Të përfshiheshin Gjykata e Lartë, SPAK, Magjistratura, etj. Madje dhe magjistratët e shkolluar në Perëndim të bëhen pjesë e drejtësisë. Dhe në fund është mundësia e lirisë së Berishës. Gjithkush e ka kuptuar dhe Rama u premtoi vulën. 3 gjyqtarët kanë lidhje nepotike me Ramën.
-Kjo marrëveshje Rama-Berisha, është në dijeni Berisha apo edhe të tjerët?
Ku i hyn në punë Berishës anëtarët dhe deputetët e tjerë.
-Ata s’janë dele...
Ata kanë treguar se janë si dele. Ai dëgjove Gjkmarkajn dhe Bozdon që sulmojnë qeverinë britanike. Të gjithë do i përdorë Berisha për të goditur anglosaksonët. Berisha e ka betejën me Britaninë. Pa u tharë boja e vulës dhe pa mbarur ahengu erdhi lajm i ambasadës së SHBA që tha nuk kemi ndryshuar qëndrim. Kemi dhe komisionin e Apelimit në Londër që lë në fuqi non gratën e Berishës për korrupsion, minim të demokracisë dhe bashkëpunim me krimin.
Lini një Përgjigje