
Politikanë të shumtë morën pjesë sot në ceremoninë që u mbajt në nder të ish-presidentit Klinton. Ai u prit me nderime në Tiranë, teksa para Kryeministrisë u mbajt dhe një evenimet, ku u panë figura të ndryshme.
Nga opozita u pa Basha dhe shumë deputetë pranë tij, ndërkohë që munguan Meta e Berisha. Po ashtu nuk ishte as Begaj, i cili ka qenë i sëmurë, sipas Presidencës. Ndërkohë ra në sy prezenca e Alex Soros. Ky i fundit u pa “kokë më kokë” me Veliajn, duke treguar një tjetër mesazh të fortë se kryebashkiaku është i preferuari i djalit të filantropit George Soros. Po ashtu në ceremoni ishte dhe ish-kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Gjatë vizitës në Tiranë, Klinton ëhstë shoqëruar nga dhëndri, Marc Mezvinsky, bashkëshorti i Chelsea Clinton.











Lini një Përgjigje