TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2023, 20:04

Ish-presidenti Klinton mesazh të fortë Kosovës nga Tirana: Jepini fund marrëzisë së konfliktit!

Shkruar nga Pamfleti

Ish-presidenti Klinton mesazh të fortë Kosovës nga Tirana: Jepini

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka dalë me një mesazh të fortë për Kosovën. Sot konflikti Kosovë-Serbi është rindezur dhe Klinton duke folur nga Tirana ka kërkuar që të marrë fund marrëzia e tensioneve. Në vitin 1999 ishte ai që urdhëroi bombardimet në Serbi, ndërsa tani tha ai, Kosova e ka vetë në dorë situatën. 

Duke folur gjatë vizitës së tij në vendin tonë, Klinton tha se mbajtja e zgjedhjeve në Veri ishte e gabuar, teksa u shpreh se nuk duhet të ndërmerret asnjë akt që nxit konflikt.

Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur këtë tension. Ka njerëz që jetojnë aty. Kanë nevojë të kenë një qeverisje te denjë. Qytetarët kanë nevojë tu thuhet ju duhet të votoni, gjithmonë", tha ai.

Më tej Klinton mori si shembull situatën në Britaninë e Madhe, duke shtuar: "Unë isha dy muaj më parë në Mbretërinë e Bashkuar duke kremtuar 25-vjetorin e të premtes së zezë. Ata kanë një problem me të cilin nuk duhet të përballeni, që në Irlandën e Veriut kishte më shumë protestantë që donin të mbeteshin pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Por ishin të gatshëm tu jepnin zë katolikëve irlandezë që duhet të bashkoheshin me qeverinë e Irlandës. Ata gjetën një mënyrë për të krijuar një forum që njerëzit të ndiheshin se kishin të drejtën e qytetarisë. Nuk i ndalën mosmarrëveshjet, por gjetën mënyrë për të ndarë të ardhmen.

Nëse mendoni për këto katër qyteza, shumë larg nga çdo laborator modern shkencor, ku modelohet sjellja përçarëse që e nxit botën sot sepse drejtohet nga njerëz që predikojnë dominancën në vend të bashkëpunimit. Shpresoj që Shqipëria do të jetë në gjendje t’i tregojë botës si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse. Do doja që e gjithë bota të shihte videon e këtyre fëmijëve. Nuk dua që të nënvlerësoni kurrë fuqinë e shembullit tuaj”.

Klinton zhvilloi një vizitë historike sot në Tiranë. Padyshim, Kosova zuri një vend të veçantë në fjalimin e tij. Në veri të Kosovës ka përplasje të forta dhe duket se Klinton dha një mesazh të fortë për qeverinë e Kovës. Ai e bëri të artë se veriu nuk ka më kthim pas, por duhet të punohet për paqe.

Duhet theksuar se sot në ceremoni ai u surprizua nga një numër të rinjsh dhe fëmijësh nga Kosova, të cilët kishin marrë emrat Bill apo Klinton, në shenjë nderimi për atë që ai bëri në vitin 1999. Ishte urdhëri i tij që solli bombardimet në Serbi dhe më pas u vulos çlirimi i Kosovës. Por në fjalim ai e theksoi se nuk ka më bombardime, tani e ka vetë në dorë Kosova fatin e saj.

Lini një Përgjigje