
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar ish-presidentin Bill Klinton për kontributin që i ka dhënë për shqiptarët, por jo vetëm. Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë për herë të parë vizitoi sot vendin tonë, teksa u prit me një ceremoni shtetërore para Kryeministrisë.
Rama në fjalën e tij e përgëzoi fillimisht për fjalimet dhe artikulimin e tij publik. Më pas u ndal te Kosova.
“E vlerësojmë çlirimin e Kosovës dhe krijimin e një historie të re, në këtë lagje të cilësuar si fuçia e Ballkanit. Në mbrëmjen e 4 marsit 1999 kur ai ju drejtua Amerikës dhe botës për të lajmëruar bombardimet në Serbi. Ai fjalim është për historinë e Kosovës një gur përcaktues i rrugës së të ardhmes, siç është për SHBA fjalimi i Linkoln”, tha ai.
Lini një Përgjigje