TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2023, 17:11

Begaj mungon në ceremoninë e Clinton, mesash nga Facebook-u për vizitën e ish-presidentit amerikan

Shkruar nga Pamfleti

Begaj mungon në ceremoninë e Clinton, mesash nga Facebook-u për

Presidenti Begaj nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e pritjes së ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

Burime kanë bërë me dije se ai do të mungojë në ceremoni për arsye shëndetësore.

Më herët presidenti Bajram Begaj i ka uruar mirëseardhjen ish-presidentit Clinton me anë të një postimi në Facebook, ku i ka shprehur edhe mirënjohjen për gjithçka ka bërë për shqiptarët e në veçanti për Kosovën.

Mirë se vjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.

Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!”, shkruan Begaj.

begaj

Lini një Përgjigje