TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2023, 16:50

“Ndihmojeni Shqipërinë”, Açka thirrje ‘Drejtësisë’ nga Kuvendi: Merruni me ‘princërit’ e vërtetë, guxoni t’u afroheni ‘mbretërve’ të korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti

“Ndihmojeni Shqipërinë”, Açka thirrje

Deputetja Flutura Açka, në fjalën e saj në Kuvend ka kritikuar ashpër qeverinë Rama, duke e akuzuar për korrupsionin në vend.

Gjatë fjalës së saj Açka i bëri thirrje drejtësisë, të merret me korrupsionit dhe të guxojë t’i afrohet njerëzve të pushtetit. Ajo shtoi se SPAK i ka të gjitha mjetet për tu ngjitur në lartësinë e duhur. Sipas saj ,mjafton të ndiqet shembulli i fqinjëve si Maqedonia e Veriut, ku u arrestuan kokat më të larta të shtetit.

“Ndihmojeni, pra, shtetin që të mos e korruptojë shtetin. Por bëjeni këtë jo duke i ardhur rrotull oborrit të korrupsionit e duke investiguar dhe hapur dosje për kundraxhinjtë dhe portierët e pallatit, ose për ca oborrtarë periferikë, por merruni me princërit e vërtetë ose guxoni të merreni me mbretin e korrupsionit. Ju siguroj se ju del dhe ju tepron çështja McConigal, për të cilën, për arsye të ditura botërisht, ju keni heshtur si vdekja.

I keni të gjitha privilegjet që shqiptarët mund t’ua garantojnë, e keni të gjithë pushtetin e mundshëm. Por shqiptarëve që ju kanë dhënë këtë privilegj, mos u kërkoni të bëjnë për edhe Pagesë e Frikës për ju. Ngrihuni në lartësinë e përgjegjësisë për të cilën jeni mandatuar, duke mos harruar se “mishi juaj mund të ketë frikë, po ju kurrsesi jo!”, siç thotë diku Borhesi. Mbase kërkojmë shumë të themi se duam standarte europiane të drejtësisë, por ama nuk mund të jemi bishti në rajon, siç ka ndodhur deri tani. Mjafton shembulli i Kroacisë, Bosnjës, Bullgarisë, Rumanisë, edhe Maqedoninë e Veriut po deshët ku dy kryeministrave iu qendis tatuazhi i korrupsionit nga drejtësia funksionale”, tha ajo.

açka drejtësia

Lini një Përgjigje