TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2023, 15:59

“Është kthyer në kuçedrën e digave”, Berisha akuza Ballukut dhe Ramës: Po vjedhin shqiptarët si kurrë më parë

Shkruar nga Pamfleti

“Është kthyer në kuçedrën e digave”,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit, kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku se po vjedhin shqiptarët.

Duke ju referuar Ballukut si, kuçedër e digave Berisha tha se ajo së bashku me Ramën zbrazin digat në mënyrë që të zhvatin më pas shqiptarët.

Ai gjithashtu akuzoi Ramën se ka firmosur tendera korruptiv si ai i portit të Durrësit dhe djegësve 420 mln eurosh. Berisha ndër të tjera sulmoi edhe drejtësinë duke thënë se ajo përdor standard të dyfishtë dhe se nuk reforma ka qen një turp.

Po po ja ku është? Ku është zonja që është bërë si kuçedra e digave me Ramën. Që zbrasni digat për të vjedhur shqiptarët?  E shesin për të marrë paratë në bursë.

Ja kjo Balluku bashkë me Ramën, këta po vjedhin shqiptarët si kurrë më parë. Pa le më papagallin e Ramës. Si e lumturoi ai kunatin, si dhe kunati atë. Edi Rama firmos në kundërshtim me ligjin për 420 mln djegëse. Në kundërshtim me Kushtetutën firmos aferën e portit të Durrësit. Ku është kjo zv.kryeministrja? Kush është nga ata që kanë marrë një restot politik. Kush nga ata kanë vjedhur? Kush po i zbraz digat?

Kjo s’mund të jetë dita e drejtësisë, por e turpit. Merret dhe arrestohet Gjushi. Po Erion Veliaj? A nuk është ai njeriu që i dalin pallatet brenda natës? Është apo jo. Me cilën drejtësi vini ju në Parlament? Çlidhje keni ju me drejtësinë?”, u shpreh Berisha.

berisha akuza ballukut ramës

Lini një Përgjigje