TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2023, 14:02

Mazhoranca kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor, Balla: Listat janë hapur, nuk kemi pse ndërhyjmë më

Shkruar nga Pamfleti

Mazhoranca kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor, Balla: Listat

Mazhoranca ka dalë kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor. Partitë e vogla kanë kërkuar lista të hapura, por mazhoranca nuk ka ndërmend të negociojë.

Ishte kru i grupit të PS, Taulant Balla i cili u shpreh se nuk mbështet ndryshimin e tij, por thekson se objektivi kryesor është vota e emigrantëve.

Ne kemi një sistem zgjedhor shumë të mirë, hapja e listave ishte një hap i rëndësishëm për përfshirje më të madhe të qytetarëve duke dhënë një votë për formacionin politik dhe një për deputetin që do të na përfaqësojë në Kuvend. Ajo që do të na duhet dhe duhet të jetë objektivi kryesor është përmbyllja e procesit të përfshirjes të qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë”, tha ai.

 

balla sistemi zgjedhor

Lini një Përgjigje