
Arrestimet e SPAK kohët e fundit kanë shqetësuar socialistët. Dako, Bllako, Koka dhe Lefter Alla ndodhen në qeli dhe për socialistët, steka e drejtësisë nuk duhet të jetë vetëm majtas.
Ishte Pandeli Majko, i cili duke folur sot në Kuvend mbi punën e organeve të drejtësisë, tha se mazhoranca e ka “provuar në kurrizin e saj shkopin e drejtësisë së re” duke mos e fshehur zhgënjimin se kjo drejtësi deri më tani ka parë vetëm majtas.
“Mos prisni që t’u them që ndihem mirë kur shoh përfaqësues të politikës së majtë në burg. E vërteta është që ndihem keq. Por më keq ndihem kur përballem me pyetjen se mos vallë në këtë vend vetëm të majtët e shkelin ligjin?”, tha Majko.
Deputeti socialist kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të mos u kthehet traditave të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe që marrëdhënia me Prokurorin e Përgjithshëm të mos ajo si ajo e një çifti të divorcuar.
Lini një Përgjigje