
Ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka mbajtur një fjalim historik sot par shqiptarëve. Ai zhvilloi sot një vizitë në vendin tonë, vizitë që padyshim do të mbetet në histori. Klinton është ai i cili solli çlirimin e Kosovës, ndërsa ka pasur gjithmonë në axhendë shqiptarët.
Ai u prit me një ceremoni shtetërore në Tiranë, teksa më pas mbajti një fjalim para qindra shqiptarëve të mbledhur para Kryeministrisë.
“Mos u shkurajoni përballë asaj që po ndodh. Sepse këto probleme i kanë rrënjët te një problem që është më i lashtë se edhe besime tona. Ka pasur gjithmonë një frikë se në momentin që do të shkojmë përtej, diçka e keqe do të ndodhë. Gëzimi më i madh në jetë ndodh kur ne hapemi ndaj njësisë që çdo person i vetëm mund të marrë. Edhe një herë. E kam të vështirë të them për atë që është bërë. Mësimi thelbësor i jetës sime në politikë nuk janë ato që mësova në universitet apo në qeveri. I kam mësuar kur isha një djalë i vogël. Që rritesh duke parë njerëzit të jetonin jetën e tyre. Fjala dhe nderi kishin një vlerë kostante për këdo”, tha ai.
Klinton tha se kur studionin Luftën e Ftohtë, në hartë shihte Shqipërinë, por paraqitej si një mister, si një vend i mbyllur ku i thoshin që ndalohej hyrja. Ai thekson se kurrë nuk e kishte menduar se do ta vizitonte Shqipërinë, madje edhe si president. Clinton theksoi se është mrekulluar me zhvillimin e Shqipërisë në këto vite.
“Kam parë më shumë se 30 vite të fundit të Shqipërisë, jam mrekulluar. Kur isha i ri dhe studioja Luftën e Ftohtë, botën komuniste, e shihja Shqipërinë në hartë dhe paraqitej si një mister i pamatë, e mbyllur ndaj botës. Më kujtohet kur isha 18-vjeç dhe i thosha vetes a do shkojë ndonjëherë aty, pyes veten si do jetë dhe kurrë nuk ma merrte mendja se do vija si president. Isha një njeri që vija nga një rrugë e gjatë, doja të shihja historinë e këtij vendi. Mendoj që më keni dhënë një dhuratë mjaft të madhe thjesht duke iu thënë përshëndetje, duke më lënë t’iu shoh”, tha Clinton.
Bill Klinton tha se është e rëndësishme që vendi ynë të jetë në anën e duhur të historisë. Ai u shpreh se Shqipëria ka përparuar edhe pse ka ende problematike, por të gjithë miqtë dhe aleatët duhet të bëhen bashkë për ta mbështetur.
“Tani çdo njeri që përjeton vendin tuaj ndihet pak më i madh, pak më inteligjent, pak më i gatshëm për të qëndruar. E di që keni ende probleme ekonomike. Jemi të vetëdijshëm se ka sfida për të cilat duhet ti bashkohen të tjerët për t’iu ndihmuar. Jeni njerëz, nuk mund të jeni të përsosur, por mund të jeni në anën e duhur të historisë. Për mua kjo nuk është thjeshtë një ditë kur kryeministri dhe populli i dhanë një njeriu që nuk është më i ri dhe nuk ka më pushtet politik, një lëvdatë për atë që shumë kohë më parë bëri në mënyrë të drejtë për ju. Kjo është dita kur rikonfirmohet koncepti se njerëzit kur bëhen bashkë marrin vetëm më të mirat. Ajo që kam më shumë për zemër është që nipërit e mi të kenë një të ardhme më të mirë”, tha ai.
Lini një Përgjigje