
Në podcastin ‘Flasim’, që Kryeministri Edi Rama e ka të përjavshëm dhe promovon individë të ndryshëm, në episodin e 6-të kishte të ftuar sipërmarrës të rinj.
Fillimisht Rama u ndal në ato që i konsideron si lajme të javës, që sipas tij shënojnë një përparim të dukshëm për qytetarët shqiptarë.
Një nga njoftimet kryesore ishte rritja e pensioneve, ku pensioni mesatar për qytetarët urban “arrin në 400 euro, ndërsa ai rural shkon në 180 euro”.
Rama theksoi gjithashtu rritjen e pagave, një proces që sipas tij është i shtrirë në të gjithë sektorët. Theksi më i madh, tha ai, është në rritjen e pagës minimale, e cila do të sigurohet ligjërisht në parlament dhe do të jetë të paktën 500 euro në muaj duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.
“Po ashtu lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale, nga janari i vitit që vjen, ku ligji që do të kalojë në parlament, të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.”, tha Rama.
Një tjetër zhvillim pozitiv për kryeministrin është hapja e grupkapitullit të fundit të negociatave më 17 nëntor, një hap kyç në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Kryeministri gjithashtu foli dhe për mbledhjen e parë qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë duke vënë në vokus 16 marrëveshjet e ratifikuara ku përfshihen investime në sektorë të ndryshëm jetikë.
“Këtë javë kemi pasur dhe mbledhjen parë mes dy qeverisë Shqipëri-Itali në historinë tonë, një ditë e veçantë në të gjithë hisotirnë e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë. Shqipëria në një stad si kurrë më parë përsa i përket dinjitetit dhe respektit ndërkombëtar. Mbledhja e përbashkët, një format i mirë njohur për ne nga mbledhjet me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. U materializuan 16 marrëveshje që janë të lidhura me një volum të konsiderueshëm, financimesh dhe punësh të përbashkëta”, tha Rama.
Shqiperia pa breke ne bythe me ty o m....