TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2025, 20:50

Nga “çyryrk” në “shtazë”, Alizoti dhe Rama përplasen në distancë: Ti Edvin do mbetesh një delenxhi!

Shkruar nga Pamfleti

Nga “çyryrk” në “shtazë”, Alizoti dhe

Tensionet politike mes mazhorancës dhe opozitës kanë marrë një tjetër kthesë të ashpër, pas një shkëmbimi fjalësh mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike, Tomor Alizoti. Gjatë një deklarate publike, Rama e ironizoi Alizotin duke e quajtur “Ludovik”, një referencë filmike, ndërsa hodhi akuza për mosstabilitet dhe paaftësi.

Ludoviku thoshte ‘do u hamë të gjallë’. Kështu Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film. Ky është çyryk, nuk është normal”, u shpreh Rama, duke vijuar më tej me një tjetër thumb: “Ishte një tjetër thoshte se nën këtë qeveri të poshtër kanë ikur 1 milion lekë, por gaboi, se donte të thoshte 1 milion njerëz.”

Në reagim të menjëhershëm, deputeti demokrat Tomor Alizoti ka shpërthyer me një gjuhë të ashpër dhe personalisht sulmuese ndaj kryeministrit, duke e akuzuar për vulgaritet, korrupsion dhe përçmim ndaj qytetarëve shqiptarë.

Postimi i Tomor Alizotit:

Kur dëgjova reagimin tënd, më erdhi ndër mend çfarë thotë Niçe për njerëz si ty. Ai ka një krahasim të mrekullueshëm kur tregon ndryshimin mes shtazës dhe njeriut. Kur e lexon në gjermanisht tingëllon shumë bukur.

Por më pas mendova se, është shpenzim shumë i madh kohe t’i shpjegosh dikujt, që kulmin e imagjnatës e ka të lidhur me figura që flasin në ekrane, se çfarë është shkëputja e njeriut nga shtaza. Prandaj, po të përgjigjem me atë çfarë ti kupton më mirë, vulgaritetin.

Ti Edvin Kristaq Rama, do mbetesh një delenxhi, sepse i tillë ke lindur. Ti je pasardhës i gjysmëopingës, dhe do mbetesh përgjithmonë i tillë. Ky është guri jot, që se blen dot as me milionat që i vjedh popullit më të varfër në Evropë, as me shishet e verës 35 mijë euro me të cilat të qerasin shokët e tu ordinerë netët kur t’i firmos vjedhjet. As me krekosjen mes idiotëve të tu të dobishëm.

Ti ke qenë, je, dhe do mbetesh gjysmëopingë. Para meje, ti je soj delenxhiu, si dje, si sot, si përgjithmonë.

 

Lini një Përgjigje