
Përveç “Continental”, duket se miliona do të hedhë PD edhe për La Civita. Berisha doli sot para mediave, ku deklaroi se lobimi nuk ka lidhje me zgjedhjet, ndërsa La Civita po.
“Lacivita është për zgjedhjet, asgjë tjetër, Continental është për kauzat e drejta të PD. Nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Kjo, fare.
Ka një nen, neni 21 i ligjit të partive politike. Nen që autorizon partitë politike të marrin ndihma, mbështetje financiare nga forca të tjera politike, organizata ndërkombëtare partiake politike dhe fondacione.
Pra, kontrata është 100 përqind e bazuar në ligj”, tha ai.
Lini një Përgjigje