
Berisha nis manovrat për të shmangur ndëshkimin lidhur me kontratën 6 mln dollarë. Pas një jave heshtje, Berisha doli sot para mediave duke dhënë sqarime.
Ai u kujdes të theksonte se kontratat nuk ka lidhje me zgjedhjet. Kjo do të thotë se kontrata nuk do të hyjë te shpenzimet e fushatës, pasi ligji lejo donacione deri në 1 mln lekë të reja dhe jo më shumë.
Vetë PD e shet kontratën si “dhuratë” nga atdhetarët në SHBA.
“Kontrata e lobimit nuk ka lidhje me zgjedhjet. Ka qëllim tjetër, marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e problematikës së realitetit shqiptar në administratën amerikane. Pa u mbyll kutia e fundit, numëruar më saktë, nuk mund të shpallë fitore.
Bashkëpunimi me krimin është rrezik jo vetëm për Shqipërinë dhe Evropën, por edhe SHBA-në, ndaj ne do të ngremë zërin. Procesi i McGonial mbetet një çështje e hapur dhe pa u mbyllur ajo, nuk mund të ecet para.
Marrëdhëniet me SHBA-në duhet të jenë të mira në të gjitha aspektet. Kontrata e lobimit nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Nuk është 6 mln euro apo shifër ekzakte, është çështje e gjatë dhe teknike sipas afateve. Nuk është si historia e gruas së Bilalit, është transparente, i financuar nga patriotë shqiptarë”, tha ai.
Lini një Përgjigje