TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2024, 07:36

Nëse fiton PD kush do të jetë kryeministër? Habit Berisha: “Modernissima”

Shkruar nga Pamfleti
Nëse fiton PD kush do të jetë kryeministër? Habit Berisha:
Sali Berisha

Në rast se PD-ja mund PS-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kreu i saj Sali Berisha thotë se fitorja do pasohet me një referendum.

I ftuar virtualisht në “Opinion”, Berisha tha se kryeministri i ardhshëm do zgjidhet në këtë formë, duke pyetur qytetarët.

-Nëse PD fiton, ju do jeni kryeministër apo do delegoni dikë tjetër?

'Unë kam sqaruar dhe përsëri insistoj, fitorja e PD dhe koalicionit do shoqërohet me një referendum për kryeministrin e ardhshëm, pavarësisht se Sali Berisha është arkitekti i fitores… Përsëri ai gjykon të pyeten qytetarët, fton cilindo që dëshiron ta sfidojë Sali Berishën me votën e qytetarëve për kryeministër. Një risi moderne, modernissima. Kjo në funksionimin e një opozite.', tha Berisha mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur që të mos ndryshojë masat e sigurisë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin javën e kaluar.

Sipas avokatit Genc Gjokutaj, gjykata po shkel ligjin.

‘Kjo është një marrëveshje e hapur mes SPAK dhe Gjykatës, që as ti nuk e bën kërkesën dhe as unë nuk respektoj detyrimin që kam ndaj ligjit. Vetë gjykata që ka vendosur masat nuk është e interesuar tani në fund që të shikojë se si kanë vijuar hetimet, sepse nuk kanë përfunduar hetimet’, deklaroi avokati Genc Gjokutaj për gazetarët.

Më 30 Dhjetor ish-kryeministri u izolua në banesë, pasi GJKKO miratoi kërkesën e SPAK për shtrëngim mase në "arrest shtëpie", pasi kishte thyer masën e parë "detyrim paraqitjeje" dhe nuk kishte shkuar periodikisht në SPAK dhe GJKKO.

Në arrest shtëpie bashkë me të është edhe dhëndri, Jamarbër Malltezi, po për të njëjtën dosje penale dhe po kështu të dy të pandehur prej javës së kaluar.

berisha zgjedhjet

Lini një Përgjigje