TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shtator 2024, 22:00

Zgjedhjet e 2025, Argita Malltezi: Arsyeja që do të më detyronte të kandidoja për deputete

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 2025, Argita Malltezi: Arsyeja që do të më detyronte

Vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Malltezi ka deklaruar se nëse kandidon për deputete, do t’i nënshtrohet garës së primareve.

Malltezi theksoi se nuk do të kandidonte në të njëjtën listë ku ndodhet emri i babait të saj, Sali Berishës.

Ajo u shpreh se do të kandidonte vetëm nëse do të ketë një skenar për të ndaluar Berishën që të garojë për deputet.

“Unë do të kandidoj për deputete vetëm nëse ka një skenar për të ndaluar Sali Berishën që të kandidojë për deputet. Vetëm në këto kushte unë do të mendoj kandidimin, pasi nuk e kam si çështjes primare.

Fakti që Sali Berisha mbahet në një masë kaq të gjatë arresti tregon se ka një skenar për të mos e lejuar që të kandidojë.

Nuk ka ndodhur kurrë që të vendoset një masë arresti pa u pyetur më parë personi që po hetohet”, tha Malltezi për “Open”.

Lini një Përgjigje