TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2025, 12:32

Në SHBA non-grata, Berisha: Do i kërkoj Trumpit të heqë tarifën për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Në SHBA non-grata, Berisha: Do i kërkoj Trumpit të heqë
Kryetari i PD-së, Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nëse opozita vjen në pushtet pas 11 majit do t’i kërkojë qeverisë amerikane zerimin e tarifës 10% që firmosi Donald Trump pak javë më parë.

“Negociata me SHBA për zero tarifa, ne do i vendosim zero tarifa, në kërkesën që qeveria amerikane të na përgjigjet edhe ne me zero tarifa.

Por të supozojmë se qeveria amerikane nuk adapton këtë, ne do i kompensojmë ju tarifën e eksportit nga vendet ku eksportoni.

Ne do të bëjmë gjithçka me grande për cdo njësi prodhimi” tha Berisha gjatë një takimi me Prodhuesit e Bimëve Medicinale.

Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimit me prodhuesit e bimëve medicinale, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se “ofron alternativën e një fermeri që thotë; ‘prodhimi u kalb, nuk e shita dot, ferma më falimentoi por unë do të votoj ty’”.

Lidhur me fermerët, Berisha tha se me Ballkanin e Hapur, Rama ka dëmtuar prodhimin bujqësor dhe blegtoral, duke thënë se një deng bari u bë më i shtrenjtë sesa një litër qumësht.

Ai mendon, se litri i qumështit duhet të jetë më i shtrenjtë se një deng bari.

Lini një Përgjigje