TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 21:26

Të dyja me dosje në SPAK/ Pas postit të ministres, Xhaçka rrezikon mandatin e deputetes; Krifca në telashe me fondet e BE

Shkruar nga Pamfleti
Të dyja me dosje në SPAK/ Pas postit të ministres, Xhaçka
Olta Xhaçka dhe Frida Krifca

Si Olta Xhaçka, ashtu edhe Frida Krifca kanë dosje në SPAK dhe janë në fije të perit pas shkarkimit...

Dy prej ministreve të larguara sot nga qeveria, duket se do të përballen me telashe. Edi Rama foli mbi një orë e gjysmë në Asamble dhe brenda 1 minute njoftoi ndryshimet në qeveri. Kryeministri as nuk u përmendi emrat të larguarve, por foli vetëm për prurjet e reja. 3 ministret që u “hodhën në rrugë” janë Olta Xhaçka, Frida Krifca dhe Evis Kushi. Teksa kjo e fundit do të mbetet vetëm deputete, dy të tjerat do kenë telashe.

Olta Xhaçka është ajo e cila rrezikon të përballet me një vjeshtë të ftohtë. Përveç mandatit të ministres, ajo rrezikon mandatin e deputetes. Kuvendi nis sot punimet dhe do të rihapet çështja e konfliktit të interesit me shpalljen e burrit investitor strategjik. Rama e mbrojti prej një viti, por sot u dhanë sinjale se e ka lëshuar dhe Xhaçka mund të mbetet pa mandat deputeteje. Por kjo do i shtonte akoma më shumë telashet sepse ajo është nën hetim nga SPAK. Prokuroria e ka marrë disa herë në pyetje për aferën me bazën detare të Sarandës, e cila u privatizua nga Xhaçka kur ishte ministre e Mbrojtjes. Kjo dosje rrezikon ta dërgojë atë para drejtësisë.

Të njëjtin fat rrezikon edhe Frida Krifca. Kjo e fundit nuk është fare deputete dhe tani ka mbetur pa post. Por njësoj si Xhaçka, ka një dosje të hapur në SPAK. Bëhet fjalë për skandalin e abuzimeve me fondet e BE. Brukseli bllokoi fondet IPARD dhe ka në padi në SPAK.

Vetë Rama para se të përmendte emrat, e bëri të qartë se të gjithë që kanë vjedhur do shkojnë në SPAK dhe duket se ministret i hodhi në “gojën” e drejtësisë së re.

 

Lini një Përgjigje