TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Korrik 2024, 10:15

Ndryshimet në qeveri, betohen para presidentit Begaj tre ministrat e rinj

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshimet në qeveri, betohen para presidentit Begaj tre ministrat e rinj
Presidenti Bajram Begaj

Një ditë pas votimit në parlament, ministrat e rinj u betuan sot para presidentit Bajram Begaj. Ceremonia e betimit u zhvillua në orën 10:00 në ambientet e Presidencës.

Para Begajt u betuan 3 ministrat e rinj që i shtohen kabinetit ‘Rama’, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Edhe Taulant Balla u betua pas shkarkimit si ministër i Brendshëm dhe marrjes së detyrës së re si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndryshimet e reja në qeveri u votuan dje në Kuvend mes një situate të tensionuar. Përplasje në distancë qenë të herëpashershme me kryeministrin Edi Rama të rikthyer në Kuvend pas muajsh mungesë.

Lini një Përgjigje