TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2023, 16:19

“Natën marrin leje pallatesh nga Rama, ditën sulmojnë PD”, Pampuri: Aleanca e kullave dhe non gratave nuk i mban dot peng demokratët

Shkruar nga Pamfleti

“Natën marrin leje pallatesh nga Rama, ditën sulmojnë

Deputetja demokrate, Oriola Pampuri, pas takimit që u zhvillua mes Bardhit dhe Berishës, ka deklaruar se aleanca e kullave dhe e non gratave nuk do ta mbajë dot peng PD dhe demokratët.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Pampuri reagoi lidhur me deklaratat e Berishës se Rama kërkon të emërojë përfaqësuesit e opozitës në Kuvend, teksa shkruan se opozita e vërtetë janë ata që çdo ditë janë pranë qytetarëve dhe jo opozita e kullave dhe e marrëveshjeve të fshehta!

“Natën marrin leje ndërtimi nga Edi Rama për kullën 64 kate, dhe ditën dalin e sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës. Opozita e vërtetë është ajo që lufton për hallet e qytetarëve dhe jo ajo e oligarkëve të përbashkët që i mban dhe i financon!

Opozita e vërtetë janë ata që çdo ditë janë pranë qytetarëve dhe jo opozita e kullave dhe e marrëveshjeve të fshehta!

Opozita e vërtetë është ajo e njerëzve të pastër, që të vetmin pakt e kanë me qytetarët, të tjerët që kalkulojnë se ku do të jenë në 2025, le të marrin përsipër dhe kusuret. Aleanca e kullave dhe e non gratave nuk do ta mbajë dot peng PD dhe demokratët”, shkruan Pampuri.

pampuri rama pallatet

Lini një Përgjigje