Dëshmia e të penduarit Artan Tafani, se banda e Laert Haxhiut po planifikonte vrasjen dy prokurorëve dhe një avokati, u bërë shkak për debate të forta politike në Komisionin e sigurisë në Parlament.
Megithëse kjo çështje nuk ishte në rendin e ditës së komisionit, deputetët e opozitës kërkuan që Ministri i Brendshëm, drejtori i policisë dhe shefja e SHISH, të thirren për të raportuar në komision.
“Grupet kriminale po kërcënojnë prokurorë të spak. Po rrezikojnë jetën e tyre. Po mbikqyrin prokurorët. I zbuloi një i penduar. Është në detyrën tuaj që të vijë ministri i brendshëm.”- tha Salianji.
“Mendoj se duhet të vijë Ministri të raportojë këtu për situatën”- tha Dogjani.
Kërkesat e deputetëve të opozitës, morën përgjigje nga mazhoranca, përmes deputetit Xhemal Qefalia që tha se një pjesë e anëtarëve të Komisionit të sigurisë, nuk kanë certifikata sigurie madje hezitojnë ti kërkojnë.
“Po bëni protagonizëm, nëse doni të bëni deklarata ne nuk do ta bëjmë këtë. Nëse doni ti thërrasim për një raportim real, për gjendjen e kriminalitetit etj, e bëjmë por me dyer të mbyllura por duhet të pajiseni me certifikata sigurie të cilat një pjesë e juaja nuk i kanë. Di që një pjesë e juaja heziton ti kërkojë!”- tha Xhemal Qefalia.
Përveç Doloresa Musabelliut nga SPAK dhe prokurores së shkarkuar nga KPK në Lushnje, Merita Selimi, të cilat sipas artan Tafanit ishin objektiv i Laert Haxhisë, në mbrojte janë edhe prokurorët e Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe Ritvan Sukaj, për shkak të hetimit të dosjes së vrasjeve në Elbasan dhe dënimeve me burg përjetë të anëtarëve të fisit Capja.
Në mbrojtje të posaçme të vendosur nga KLP, është edhe prokurori i Vlorës Albert Kuliçi, të cilit në vitin 2019 iu vendos tritol në makinë ndërsa po hetonte disa nga ngjarjet më të rënda në qytet. Një tjetër prokuror në mbrojtje është Arjan Muça, aktualisht me detyrë në KLP, i cili në vitin 2021 gjeti një sasi eksplozivi të vendosur pranë automjetit të parkuar në zonën e komunës së Parisit në kryeqytet. Në radhët e gjyqtarëve të posaçëm, në mbrojtje është Etleva Deda, për shkak të vendimarrjes në disa prej çështjeve që ka shqyrtuar vitet e fundit.
Lini një Përgjigje