Ilir Meta, d.m.th partia e tij ka depozituar në Kuvend para dy vitesh një projektligj për të ulur çmimin e karburanteve duke hequr dy taksa.
Pas dy vitesh, sot Komisioni i Ligjeve po e shqyrton këtë propozim dhe sigurisht që Likja reagoi menjëherë. Na falni, por këtu ka pak kakofoni logjike. Shqiptarët e shoqëria civile në veçanti, ajo që është sigurisht, kanë vite që protestojnë e kërkojnë uljen e çmimit të naftës. Gjithandej, në çdo hapësirë mediatike e publike, propozimi është heqja e ndonjë takse nga ato që kanë mbytur çmimin e karburanteve me qëllim uljen për qytetarët.
Tani ku është ‘shkenca’ që ka propozuar partia e Lirisë për t’u shqyrtuar në Kuvend?
Ku është mjeshtëria juridiko-ekonomike në këtë propozim që u dashka shqyrtuar?!
Hiq taksa e ul çmimin e kanë thënë të gjithë me kohë e me vakt. A mos erdhi dita e kiametit, që çmimin e naftës të na e ulë Ilir Meta?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje