TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2023, 22:43

“Personazhi më qesharak i 30 viteve të fundit”, Paloka: Basha s’është kreu i PD-së, e mban në lojë bashkëpunimi me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

“Personazhi më qesharak i 30 viteve të fundit”, Paloka:

Deputeti i PD-së Edi Paloka deklaroi se askush nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, pasi sipas tij ai është larguar prej dy vitesh.

Në një intervistë për “A2CNN”, Palok ironizoi duke thënë se “mund ta quani edhe president të Amerikës”, por në fakt nuk është.

Ju mund ta quani edhe president të Amerikës, por Basha nuk është kryetar për 50 mijë demokratë nuk është kryetar që prej dy vitesh. Rama e mbajti përmes gjykatës e mbajti me titullin kryetar, por si gjeni që është e prishi edhe vetë. Shkoi edhe u fut në farsën për t’u zgjedhur dhe atë legjitimitet që i dha Rama, jo demokratët, e hodhi në plehra”, tha ai.

Duke e konsideruar Bashën si personazhin më qesharak të 30 viteve, bazuar edhe në aktin e fundit të kreut demokrat, atë të përjashtimit të 11 deputetëve, Paloka tha së në bashkëpunim me Ramën do ta mbajë parlamentin me tensionin e përplasjes së PD. Sipas tij parlamenti nuk merret me statutet e partive, por me rregulloren.

Një nga qëllimet përveç ndihmës që i jep Ramës është edhe kjo që për të thënë  bardhi dikur ka qenë me mua dhe ka përjashtuar deputetë dhe tani është me ata që ka përjashtuar. Bardhi ka ndryshuar pozicion. Ka kuptuar kush është Basha, e ka kuptuar vetë. Ajo që bëri Basha është mbajtja e parlamentit në tensionin e përplasjes së PD, në parlament diskutohet më shumë kush duhet të udhëheqë grupin e PD, sesa dhjetëra skandalet e çështjet e rëndësishme. Lul Basha i ngre topin Ramës që ne të merremi nja dy orë. Hilja alla Rama për ta implikuar edhe Gaz Bardhin. Qëllimi kryesor është të mbajë parlamentin me tension”, përfundoi ai.

paloka pd basha

Lini një Përgjigje