TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2023, 09:46

Kreshnik Çollaku: Një dyzinë deputetësh dhe anëtarë të qeverisë janë shpallur non-grata, pse po hesht maxhoranca?

Shkruar nga Pamfleti
Kreshnik Çollaku: Një dyzinë deputetësh dhe
Kreshnik Çollaku dhe Edi Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme për qeverinë Rama.

Përmes një postimi në Facebok, ai thotë se shumë deputetë dhe anëtarë të qeverisë ‘Rama’ janë shpallur non-grata nga një aleat strategjik, ndërsa shton se për këto raste maxhoranca hesht.

"Mbi një dyzinë deputetësh dhe anëtarë të qeverisë janë shpallur Non Grata (se fundmi) nga një aleat i rëndësishëm strategjik.
Qeveria dhe maxhoranca hesht, dhe vazhdon të mos bejë transparencë e të mos distancohet nga të shpallurit Non Grata.
A mund të jesh dhe Non Grata dhe antar i qeverisë ???

Ftoj mediat dhe opinionin publik, çdo ditë të ushtrojnë presion të maxhoranca dhe qeveria të bejnë transparencë dhe të distancohet nga Non Gratat brenda saj. !!!", shkuan Çollaku.

kreshnik Çollaku rama non grata

Lini një Përgjigje