
Ish kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me arrestimin e Milan Radoiçiç, teksa shprehet se është një hap, por thekson se duhet që ai të hetohet në Kosovë lidhur me sulmin terrorist në Banjskë.
Në një prononcim për mediat, Berisha tha se pas arrestimit të Radoiçiç fshihet presioni që ndërkombëtarët kanë ushtruar ndaj Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
"Radoiçiç ka qenë në Serbi dhe ka shumë mundësi që presioni i madh ndërkombëtar të ketë detyruar Vuçiç të arrestojë terroristin që ia dërgoi në Banjskë për të filluar atë që vetë Vuçiç e quajti “rebelim kundër terrorit imagjinar të Albin Kurti ndaj komunitetit serb”. Ky arrestim është një hap, por ai duhet të gjykohet në Kosovë, aty ku ai ka kryer aktin terrorist.", tha Berisha.
Lini një Përgjigje