Grupi i deputetëve demokratë që mbështesin Sali Berishën dhe Gazement Bardhin janë mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit.
Mbledhja e përbashkët, me pjesëmarrjen e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, ka nisur në orën 13:00.
Deputetët opozitarë kërkuan ngritjen e dy kërkesave për Komisionet Parlamentare Hetimore, për çështjen e koncesioneve në shëndetësi dhe për sistemin TIMS.
Ndërkohë PD-ja zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha ka nuk është bërë pjesë e këtyre takimeve dhe vetëm pak ditë më parë ai përjashtoi nga grupi parlamentar i PD 11 deputetë mbështetës të Berishës.
Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike është njoftuar vendimi për përjashtimin e 11 deputetëve të kësaj force politike.
Lulzim Basha ka çuar shkresë ne Kuvend për përjashtimin e këtyre deputetëve të cilët prej kohësh janë reshtuar me Berishën.
Deputetët e përjashtuar janë:
Greta Bardeli
Ina Zhupa
Isuf Çela
Asllan Dogjani
Bujar Leskaj
Edi Paloka
Kastriot Piroli
Lindita Metaliaj
Ludovik Hasanaj
Sorina Koti
Tomorr Alizoti
Basha ka depozituar ne Kuvend listën e re të grupit parlamentar, ku figurojnë 24 deputetë nga 35 që grupi ka aktualisht.
Lini një Përgjigje