
Milan Radojiçiç, 'koka' e sulmit në veri të Kosovës dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe është arrestuar në Serbi.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar terroristin Milan Radojiçiç, i cili pranoi se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës. Radojiçiç do të mbahet në paraburgim për 48 orë.
Lajmi u bë i ditur nga media serbe b92 ku citohet vendimi i Ministrisë së Brendshme të Serbisë lidhur me arrestimin e nënkryetarit të Listës Serbe.
“Më 03.10.2023, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe ambientet e tjera të Milan Radoiçiçit, i cili është mbajtur deri në 48 orë”, njofton ministria e Brendshme e Serbisë.
Më 30 shtator, Radojiçiç i është përgjigjur edhe një thirrje të Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe bashkë me avokatin e tij ishte parë duke hyrë në ambientet e Ministrisë.
Ai pranoi publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e një grupi që mori pjesë në një konflikt të armatosur me Policinë e Kosovës në Banjskë, gjatë të cilit u vra një efektiv me kombësi shqiptare dhe tre serbë. Po ashtu u plagosën disa të tjerë.
Lidhur me rastin pas thirrjeve të ndërkombëtarëve, Serbia ka deklaruar se do të hetojë rastin, ndërsa mbetet për t'u parë se si do të veprohet me kriminel Radoiçiç.

Kush është Milan Radojçiç?
Radojçiç ka mbajtur postin e nënkryetarit të Listës Serbe, partisë dominuese serbo-kosovare në veri të vendit. Radojçiç konsiderohet si njeriu i besuar i presidentit serb, Aleksandër Vuçiçc. Rreth vitit 2017, ai e përshkroi atë si ‘gardian të Serbisë në Kosovë’.
Pas sulmit në veri atij i janë konfiskuar edhe dokumente, duke përfshirë edhe leje për armë të lëshuar në Serbi.
Kosova ende pa kërkesë për ekstradim
Kosova ende nuk e ka gati një kërkesë për ekstradimin e kriminelit Milan Radoiçiç. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet e Kosovës do të kërkojnë ekstradimin e Radoiçiqit dhe të të gjithë të përfshirëve në sulmin në Banjskë. Radoiçiç do të mund të ekstradohej nëse Serbia do ta njihte Kosovën si shtet sovran dhe do të kishte marrëveshje ekstradimi me të. Serbia po zhvillon një hetim paralel të sulmit në Banjskë.
Protagonizmi i Radoiçiçit në sulmet në veri të Kosovës u zbulua nga një video të publikuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Në video dukej qartazi, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Rajdoçiç i cili orkestronte sulmet në veri të Kosovës. Nga pamjet evidentohet se serbët kishin ardhur për sulm dhe ishin super të armatosur. Sapo vërejnë që janë duke u filmuar me dron, Rajdoçiç ua bën me shenjë terroristëve të futen brenda në Manastir.
Çfarë ndodhi në veri në Banjskë?
Gjithçka, nisi në orën 02:34 të së dielës në Mitrovicë, ku Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë ishin vendosur dy mjetet të rënda kamion, pa targa, duke bllokuar rrugën.
Rreshter Afrim Bunjaku mbeti i vrarë nga ky sulm, teksa u plagosën tre policët e tjerë, më i lënduar mbeti efektivi, Alban Rashiti, i cili pas ndërhyrjes kirugjikale, është jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje