Ish deputeti Myslim Murrizi u ka bërë thirrje partive të vogla që të bashkohen me të për të dërguar në Kushtetuese Kodin e ri Zgjedhor.
Përmes një reagimi në Facebook ai shprehet se ky është një pazar i pistë dhe duhet të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tij PD nuk vjen kurrë në pushtet me servila dhe fundërrina. Gjithashtu theksoi se PD nuk duhet të rrijë e heshtur ndaj këtij pazari që vret votën e shqiptarëve.
“I bëj thirrje Fatmir Mediut, Agron Dukes, Dashamir Shehut, Vangjel Dules, Agron Shehajt, Shpetim Idrizit, Nard Ndokes dhe çdo subjekti tjetër politik që nuk është peng i pazarit të pistë për kodin zgjedhor të miratuar në seancën e fundit te Kuvendit në 23 korrik 2024 , ti bashkohen padis për në Gjykatën Kushtetuese për te prishur mbylljen e listave për bythecët dhe servilët e qelbur të politikës shqiptare që kanë frikë nga vota e Shqiptarëve.
Ky kod zgjedhor bastard duhet të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.
Cilido prej këtyre forcave politike që kam përmendur më lart dhe çdo subjekt tjetër politik që nuk i bashkohet kësaj nisme është force politike e pështire dhe një mbeturinë e së kaluarës komuniste.
Edhe PD do ishte mire te mos rrinte heshtur ndaj këtij pazari te qelbur qe “ vret” votën e Shqiptareve dhe elIminon demokracinë.
Ftoj çdo demokrat të reagojë jo si servil por si një qytetar i lirë.
Opozita dhe PD nuk vjen kurrë në pushtet me disa fundërrina, vemje, servile të pështirë dhe plehra te LGBTQ që paguajnë tej flamuri pa shkop për të qenë drejtues qarqesh ose kanë kapur prej fyti nga halli Sali Berishën”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje