TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Gusht 2024, 16:45

Hetimet e SPAK/ Nga SHBA e Qipro, te Çekia dhe Britania, 7 shtetet që fundosën Metën dhe Kryemadhin!

Shkruar nga Pamfleti
Hetimet e SPAK/ Nga SHBA e Qipro, te Çekia dhe Britania, 7 shtetet
Meta-Kryemadhi

Ja lista me shtetet ku SPAK ka dërguar letër-porosi për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin...

Ilir Meta ka filluar ta ndiejë se laku po ngushtohet pak nga pak. Pavarësisht se ngjitet maleve, lahet nëpër lumenj dhe kërcen me Bes Kallakun, ai e di se në SPAK po punohet shumë fort kundër tij.

Prokurorët Sotir Kllapi dhe Altin Dumani po kryejnë një hetim mjaft të thellë për Metën dhe Kryemadhin, duke punuar në disa fusha njëkohësisht.

Ilir Meta po hetohet për disa afera, të cilat janë bashkuar më pas në një dosje. Kemi lobimet në SHBA, ndërhyrjet estetike dhe fshehja e pasurisë, të cilat janë grupuar. Ndërsa në një dosje tjetër është afera e famshme CEZ-DIA.

Përveç provave dhe të dhënave në vend, në të dyja dosjet është kërkuar bashkëpunimi me shtetet aleate. Sipas informacioneve, SPAK ka dërguar letër-porosi të paktën në 7 shtete për Ilir Metën dhe Kryemadhin (SHBA, Britani, Qipro, Itali, Austri, San Marino dhe Çeki). Dhe thuajse të gjitha kanë kthyer përgjigje.

Sa i takon aferës CEZ-DIA, është dërguar disa kohë më parë një letër porosi në shtetin çek, aty ku dhe ka origjinën kompania CEZ. Historikisht Meta ka tentuar të mbajë raporte të mira me çekët, pasi e dinte se ata kishin në dorë fatin e tij. Duhet theksuar se ndaj CEZ ka pasur hetime dhe në Pragë.

Letër-porosi tjetër është dërguar në SHBA për çështjen e lobimeve. Ka dyshime se Meta ka shpenzuar mbi 700 mijë dollarë për tu afruar me administratën e Trump dhe këtë nuk e ka deklaruar. Departamenti i Drejtësisë ka vënë në dispozicion të SPAK të gjitha dokumentet.

Goditja më bujshme pritet të vijë nga Britania e Madhe. SPAK ka dëguar aty një letër-porosi për pasurinë e Metës, shkollimin e fëmijëve, etj. Ka zëra që thonë se Meta ka shumë pasuri aty dhe fati i tij varet pikërisht nga autoritete londineze.

Pjesa tjetër e kërkesave lidhen me ndërhyrjet estetike që kanë bërë si Meta ashtu dhe Kryemadhi, të cilat janë dërguar në Qipro, San Marino, Itali dhe Austri.

Rezulton se, në shtetin e San Marinos, ekziston një spital/klinikë private e quajtur “Casa di Cura Privata Domus Medica”, me adresë “Strada Genghe di Atto, 101 Acquaviva RSM”. Në këtë spital kryhen kryesisht trajtime dhe ndërhyrje estetike nga persona “VIP” të botës së artit, sportit, show biz-it por jo vetëm. Ky spital është frekuentuar dhe nga dyshja Meta-Kryemadhi.

Pagesat aty janë bërë nga një bankë në Qipro. Prandaj SPAK ka dërguar kërkesa si në San Marino ashtu dhe në Qipro.

Po kështu, Ilir Meta rreth vitit 2013 -2014, ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në Vjenë, e cila i ka shërbyer për t’u dobësuar. Këto ndërhyrje janë kryer nga shefi i pavionit të obezitetit në spitalin e Vjenës. SPAK ka kërkuar ndihmë nga autoritet austriake.

Kryemadhi po ashtu ka kryer trajtime edhe në Itali, qoftë shëndetësore ashtu dhe estetike. Pra janë 7 shtete, të cilat kanë fundosur çiftin në divorc Meta-Kryemadhi. /Pamfleti

Lini një Përgjigje