
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër mbi qëndrimet në PD pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Me një postim të fortë në rrjetet sociale, Murrizi ka kujtuar një ngjarje të prillit 1998, kur deputetët e Partisë Demokratike zhvillonin një takim në Pallatin e Sportit në Vlorë, në kohën kur Nano drejtonte qeverinë.
Sipas Murrizit, Sali Berisha nuk ishte pjesë e atij takimi, pasi kishte hyrë për herë të parë në Vlorë vetëm në maj të vitit 2000. Ai kujton se asokohe “enveristët, bashkë me policinë civile”, kishin tentuar të prishnin takimin e demokratëve me dhunë.
Me tone të ashpra, Murrizi u është drejtuar atyre që sot shprehin dhimbje për vdekjen e Nanos, duke i cilësuar “spurdhjakë” dhe “bilbilusha politikë” që dikur kishin lidhje me Partinë Socialiste apo komitetet e shpëtimit të asaj kohe.
Postimi i plotë
Prill 1998 takim i deputetëve të PD në Pallatin e Sportit, Vlorë, kur ishte kryeministër Fatos Nano.
Berisha nuk ishte në këtë takim, se pas marsit 1997 ka hyrë në Vlorë për herë të parë në maj të vitit 2000.
Shiheni mirë ju spurdhjakë që sot keni kapur prej fyti PD, si mendër udhëheqëse; si u futën me dhunë enveristët bashkë me policinë civile për të prishur takimin
Në atë kohë një pjesë e juaja ka qenë me PS, ndërsa ju më të rinjtë që në atë kohë keni qenë me qurra, keni pasur prindërit anëtarë të PS dhe të komiteteve të shpëtimit, ku drejtues ishin banditë dhe kriminelë.
Një kujtesë për të gjithë ju bilbilusha politik të PD dhe opozitës që keni dy ditë u lodhët duke bërë statuse në FB e postuar foto me të ndjerin Fatos Nano, duke shprehur konsiderata e ngushëllime me ngashërima e plot lot e qurra.
Kjo ka qenë panorama, pothuajse e 8 viteve 1997-2005 e sakrificës së demokratëve për të mbajtur gjallë këtë parti, që në 2005-2013 Berisha e qerasi pushtetin ke bythec të kopit që u shndërruan në kokrra hajdutësh dhe prej vitit 2013 kanë ikur pothuajse të gjithë në PS ku e kanë gënjën dhe vendin.
Murrizi ky intelektual antikomunist i fjalës popullore ne një zhvillim psiko social të njerëzve në epokën e Bronzit.
Ke thene te verteten !
Ne video pjesa me skandaloze dhe e nevertishme eshte ku shihen persona te armatosur me maska-kapuce (mbi shinat e trenit) dukeshin identike si ushtare te Hamasit, dhe ky eshte nje tregues i qarte e i frikshem se ne c'terexhe sociale e mendore te prapambetur qe ndodhet shoqeria shqiptare me sjellje dhe mentalitet otomano myslimane = Hamas. Pra, kjo eshte Shqiperia - Palestina e Europes!