TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2025, 17:39

“Dera e Kryeministrisë u shqye me arkivol”, Malaj rrëfen momentin më të vështirë të Nanos

Shkruar nga Pamfleti

“Dera e Kryeministrisë u shqye me arkivol”, Malaj rrëfen

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka folur për momentet më të vështira gjatë bashkëpunimit të tij me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Malaj u ndal në ngjarjet e vitit 1998, një periudhë të tensionuar për Shqipërinë dhe vetë kryeministrin.

Momenti më i vështirë për ne ishte kur në vitin 1998, me arkivol, u shqye dera e kryeministrisë. Ai moment pati edhe zhgënjimin politik, sepse në vitin ’97 Nano nuk i kthye në hakmarrje politike vuajtjen e tij dhe bëri amnisti personale me Berishën, duke theksuar se nuk duheshin mite politike me kundërshtarët që do mbanin acarimin politik në vend. Ai tregoi angazhimin e tij pro paqes në politikë,” tha Malaj.

Ish-ministri kujtoi gjithashtu vështirësitë e brendshme në Partinë Socialiste, kur formoheshin grupe të vogla që pengonin funksionimin e qeverisë dhe kur Nano qeveriste me zv/ministra për shkak të mungesës së shumicës parlamentare.

Ai ishte i zhgënjyer në vetvete. Nuk krijonte armiq dhe më dha një mësim të çmuar në politikë. Më tha: ‘Do ikim bashkë në parlament’ dhe çdo njeriu i referohej me ironi si përshëndetje institucioni filan. Kur shkuam në kafe, më tha: të gjithë këtu i referohen vetes si institucion, jo si individ,” u shpreh Malaj në emisionin “Kjo Javë”.

Lini një Përgjigje